Grabitja në Rinas/ Krimet e Rënda nisin hetim pasuror për 6 të arrestuarit
  • 5 years ago
Pasuritë e Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit dhe Saimir Celës, të arrestuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, do të kalojnë në sitën e prokurorisë.

Me një vendim të prokurorëve të çështjes, pasuritë e të arrestuarve si dhe familjarëve të tyre do të kalojnë në sitë për mënyrën e krijimit dhe origjinën e parave.

Burime për Report Tv nga grupi hetimor sqaruan se gjatë hetimeve të nisura prej 9 prill janë mbledhur informacione të cilat i kanë bindur ata për disa pasuri që disponohen nga të dyshuarit.

Më 9 Prill 2019 në më pak se 2 minuta 5 persona të kamufluar me maska e veshje ushtarake të armatosur u futën në pistën e aeroportit të rinasit duke marrë plotë 7 thasë me para.

Deri më tani asnjë cent nga paratë e grabitura nuk është rikuperuar. Por hetimet janë duke u vazhduar mbi bazën e provave materiale si 1 armë atuomatike, 1 grantë, kallëpe tritoli, fishekë kallashnikovi, një celularë, shihe benzinë dhe një shkop flakadan së bashku me furgonin me mbishkrimin drejtoria e hetimit tatimor, sekuestruar pak pas grabitjes.

Në këtë grabitje nga shkëmbimi i zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, personi që në pistë u fut i maskuar me një maskë silikon.

Për vdekjen e Muratajt familjarët kanë paditur forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa raporti mjekoligjor i depozituar në gjykatë përmbante faktin se ai kishte vdekur nga një plumb në pjesën e kokës.

Ky grup u zbulua nga dëshmitë e Alkond Bengasit bashkëpunëtorit të drejtësisë të arrestuar pasi në furgonin që u dogj kishte lënë gjumët e gishtave. Pas 6 të arrestuarve në kërkim janë dy shtetas të tjerë mes tyre dhe Klement Cala i skeduar edhe më parë për grabitjet e blindave me para në aksin Tiranë-Rinas.
Recommended