Rafineria e naftës/ Privatizimi i ARMO, hapet hetim i ri nga Krimet e Rënda
  • 5 years ago
Çështja e privatizimit të rafinerisë së naftës në Ballsh ?ARMO? është hetuar disa herë nga prokuroria e Tiranës dhe gjatë këtyre hetimeve nuk është arritur të nxirren fajtorët e këtyre shkeljeve. Por pak ditë më parë për këtë privatizim të dështuar, ka nisur një hetim i ri, ku këtë herë është prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që kërkon të njihet me të gjithë praktikën e privatizimit të rafinerisë së naftës në Ballsh, pasi ka dyshime se gjatë privatizimit ka pasur shpërdorim detyre apo korrupsion nga zyrtarët e shtetit.

Prokurori Ervin Kondili ka kërkuar më datë 5 dhjetor 2018 nga ministria Industrisë dhe Energjitikës të gjithë praktikën e privatizimit të rafinerisë, njëherësh dhe të gjitha ndryshimet e pronësisë që ka pësuar kjo kompani. Mësohet se që pas privatizimit, ARMO ka ndërruar disa herë pronarë duke grumbulluar gati 600 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit dhe privatëve të tjerë.

Aktualisht, shoqëria ka si aksioner kryesor një bankë shqiptare, e cila e administron ARMO-n përmes një zinxhiri kompanish, ndërkohë që aktiviteti është dhënë me qira. Në verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda është periudha prej shitjes së rreth 85.3 për qind të aksioneve të ARMO-s, tek kompania ?Taçi Oil? në vitin 2008 dhe kalimet e pronësisë tek kompanitë e tjera gjatë viteve të mëpasshme.
Recommended