Report Tv - Puset e shkatërruara të naftës rrezik për banorët e Kuçovës

  • 5 years ago
Mbi 900 puse nafte që kanë qenë dikur rentabël sot janë kthyer në një problem të madh për banorët e bashkisë së Kuçovës. Shkatërrimi i tyre ndër vite ka bërë që acidet dhe gazrat të përhapen kudo nga tubacionet e çara të puseve, duke shkaktuar në të gjithë zonën naftëmbajtëse dhe në qytet një ndotje të lartë mjedisore. Janë rreth 5 000 familje që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre pas viteve '90 në zonën prodhuese të naftës dhe gati çdo familje ka nga një pus në oborrin e saj.

Kjo gjendje e krijuar, jo vetëm që ka shkaktuar ndotje të lartë por ka bërë që banorët të bashkëjetojnë çdo ditë me rrezikun në oborret e shtëpive. Bashkia e Kuçovës ka hartuar një sërë projektesh për rehabilitimin e zonës naftëmbajtëse dhe minimizimin e ndotjes, por mungesa e fondeve ka bërë që situata të mbetet po njësoj.

Sipas tij problemi më i madh konstatohet në zonat rurale e sidomos në Njësinë Administrative të Kozares,ku edhe ndodhen pjesa më e madhe e puseve të naftës.

Ka depozita të cilat janë aktualisht në këtë territor, janë të ndotura dhe kanë ndikimin e tyre në mjedis. Kemi jo vetëm ujërat sipërfaqësore por edhe ujërat nëntokësore, janë të kontaminuara. Kuçova ka 1700 puse, ato që janë brenda qytetit janë të disiplinuara, ndërsa në zonat rurale në Kozarë, është numri më i madh i puseve.

Selfo Kapllani, Kryetari i bashkisë Kuçovë

Recommended