Report TV - Katër ditë në grevë urie, rëndohet gjendja e punonjësve të uzinës së naftës në Ballsh
  • 4 years ago
BALLSH-Ka hyrë në ditën e katërt greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar për shkak të mungesës së ushqimit. 16 punëtorët kërkojnë pagat që sipas tyre kanë 27 muaj që nuk i marrin.

Grevistët janë shprehur se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar.Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi dje se është takuar me përfaqësuesit e punonjësve për ndërmjetësuar me palën operuese të rafinesrisë për pagat që nuk kanë marrë, por deklaroi se nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në veprimtarinë e kompanisë.
Recommended