Report TV - Agjencia e Prokurimit Publik bllokon tenderin për kontrollin e pompave të naftës
  • 6 years ago
Agjencia e Prokurimit Publik ka pezulluar procedurën e tenderimit për koncesionin mbi kontrollin e pompave të naftës dhe gazit të lëngshëm, shërbim që aktualisht kryehet nga Drejtoria e Metrologjisë. Vendimi i Agjensisë së Prokurimit Publik është marrë pas një ankimimi nga një kompani zviceriane që akuzon Ministrinë e Financave se ka vendosur në procedurat e koncensionit kushte diskriminuese. 

Kushtet e vendosura përjashtojnë nga gara kompanitë e huaja dhe favorizojnë firmën ?NoaControll sh.p.k,? kompani e themeluar në vitin 2015 nga biznesmeni shqiptar, Gentian Sula, i cili ka aktivizuar procedurën e koncensionit me një propozim të pakërkuar në 2016, dhe për këtë arsye nga qeveria ka marrë në garë 10 pikë bonus, siç parashikohet nga ligji për koncensionet që mund t?i hapin rrugën për një aktivitet që mund të sjellë për kompaninë e tij një fitim prej 70 milionë euro për 20 vite. Kontrolli i pompave te naftës dhe gazit të lëngshëm në pikat e karburanteve është aktiviteti kryesor i Drejtorisë së Metrologjisë, dhe buxheti i shtetit arkëton çdo vit 80 milionë lekë. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj synon ta japë këtë koncension në këmbim të një investimi dysheme prej 64.8 milionë lekë, për një periudhë 20-vjeçare.

Ministria e Financave në dokumentet e shpallura bashkë më tenderin në 18 shtator të këtij viti, vë theksin tek standartet evropiane si një nga arsyet e dhënies me koncension të këtij shërbimi, teksa në të njëjtën kohë nuk lejon kompanitë e huaja të marrin pjesë në tender.

Kushti kryesor i Ministrisë së Financave ishte që kompania fituese të ketë një certifikatë akreditimi shqiptare, edhe pse certifikatat e lëshuara nga trupat evropiane të akreditimit njihen në Shqipëri, dhe jo e kundërta.
Recommended