Rama, operacioni për kontrollin e naftës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria kërkon t?iu japë fund njëherë e mirë problemeve që kanë sjellë abuzimet e mëdha në tregun e naftës. Kryeministri Edi Rama lajmëroi nisjen e një operacioni për kontrollin e cilësisë së karburanteve, si dhe në fushën ku operojnë kompanitë koncesionare.Edi Rama:Nuk mbështesim asnjë që shkel ligjin. Produktet e naftës do t?i nënshtrohen kontrollit rigoroz. Industria të kuptojë që ne do mbështesim këdo që bën në këtë sektor dhe në gjithë sektorin e energjisë së vendit, por ne nuk do të pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin, historitë që u kanë ndodhur qytetarëve të thjeshtë me shkatërrimin e automjeteve të tyre, apo në zona ku kjo industri ka bërë dëme duhet të marrë fund, dhe ne duhet ti japim fund kësaj duke i dhënë secilit hakun që i takonOperacioni lidhet direkt si me ekonominë e qytetarëve, ashtu edhe atë të vendit, theksoi kryeministri.Edi Rama:Sipërmarrësit në këtë sektor i urojmë suksese, punë të mbarë, sa më shumë fitime nga puna e tyre, por i urojmë që mos ta marrin lehtë këtë operacion sepse siç thashë tolerance do të jetë zero dhe përballja me shtetin dhe ligjin do të jetë më e ashpër se asnjëherë tjetër.Kreu i qeverisë sqaroi se do të ngrihet një rrjet i posaçëm për kontrollin e naftës nga importi, si dhe të asaj që prodhohet në vend. Rafineritë e naftës do ?ti nënshtrohen një kontrolli rigoroz që do të jetë ajo që shkruhet në ligjet e qeverisë. Më tej tregtimi me shumicë, tregtimi me pakicë, procedurat e kontrollit, sasior, cilësor dhe fiskal në rast të eksportit vendas dhe sigurisht, edhe shoqëritë e prodhimit të naftës bruto të cilat duhet ta marrin mesazhin se tolerance do të jetë zero Operacioni për kontrollin e cilësisë së hidrokarbureve në shkallë kombëtare është i treti i nisur nga qeveria Rama, pas atyre të prishjes së ndërtimeve pa leje dhe ndërprerjeve të lidhjeve të paligjshme të energjisë., Tolerance, Kompanive

Recommended