Tabaku: Te ulet çmimi i naftes - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nënkryetarja e komisionit të ekonomisë Jorida Tabaku akuzon qeverinë për rritjen e cmimit të naftës. Me ane te nje postimi ne Facebook, ajo e lidh shtrenjtimin me taksat dhe tarifat e vendosura për karburantet.?Qytetarët sot paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim personal i qeverisë e cila duke vendosur një shumëllojshmëri taksash dhe duke rritur tarifat e tjera kanë ndikuar në rritjen e çmimit. Tabaku bën edhe një krahasim me vendet europiane: Sipas të dhënave të Global Petrol Prices, ne paguajmë për një litër naftë çmimin e 184.03 lekë/litër ndërkohë që një belg paguan 183.53 lekë/litër, një zviceran 182.51 lekë/litër, një kroat 178.36 lekë/litër. ?Ne postimi e saj, Tabaku krahason takasat mbi karbunratnin ne vitn 2013, te cilat ishin 47.17 % ndresa ne vitin 2018 arrijnë ne 60% te cmimit. Sipas saj, e vetmja rrugë për uljen e çmimit të naftës është një politikë e re fiskale që mbron dhe stimulon konsumin.
Recommended