Bllokimi i naftës, me kërkesë të vetë rafinerisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacioni i qeverisë i cili u finalizua me bllokimin e 550 ton naftë pa standard në fakt nuk ishte gjë tjetër veç se një procedurë rutinë pune. Drejtuesit e rafinerisë së naftës kishin bërë kërkesë në Inspektorin Qendror Teknik për certifikimin e lëndës djegëse para se ajo të hidhej në treg. Kjo është një procedurë standarde, që kryhet sa herë nafta vendase del në treg për t?u shitur. Ndaj dhe qëndrimi i qeverisë se po lufton abuzuesit duket se ishte i tepruar. Nafta është rikthyer për përpunim dhe sërish Inspektorati Qendror Teknik para se ajo të dalë në treg do të certifikojë produktin. Në kuadër të planit operacion, ky inspektorat ka kryer në dy muajt e fundit rreth 300 kontrolle, nga të cilat vetëm tre subjekte kanë rezultuar me shkelje. Gjatë muajit shtator inspektorati do të fokusohet në kontrollet e depozitave të naftës, si dhe të gazit të lëngshëm për të parë nëse subjektet i janë shmangur ose jo ligjeve në fuqi.
Recommended