RTV Ora – Grabitja në Rinas, Sejko: Thasëve me para iu hiqet GPS-i në aeroport

  • 5 years ago
#rtvora
Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reaguar për herë të parë pas grabitjes së miliona eurove në Rinas.

Sejko është shprehur i shqetësuar për përsëritjen e rasteve të ngjashme të grabitjeve.

Guvernatori bëri thirrje për marrjen e masave, që ngjarja të mos përsëritet.

Gent Sejko: "Jemi të shqetësuar që ngjarje të tilla po përsëriten. Duhet të merren masa që të mos ndodhin më."

Arrestimi i katër personave - Policia arrestoi mbrëmjen e 20 prillit katër persona në Elbasan lidhur me supergrabitjen e 9 prillit të këtij viti në aeroportin e Rinasit.

Personat e ndaluar dyshohen se kanë lidhje me grabitjen. Ata u identifikuan nga gjurmët e gishtave të gjetura në dy furgonët të cilët u përdorën për tu larguar.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 2 nga 4 të ndaluarit dyshohen se modifikuan fugonin me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor?. Furgonit iu modifikua shasia për të hapur dyert e aeroportit.

Një prej të ndaluarve dyshohet të jetë nga Fushë-Kruja.

Asnjë informacion mbi shumën e grabitur- Nuk ka ende një informacion të saktë mbi shumën totale të grabitur.

Prokuroria e Krimeve të Rënda u dërgoi më 18 prill shkresë zyrtare tre bankave të niveli të dytë për shumat e parave që i kishin destinuar për tu depozituar jashtë.

Fillimisht shifra e pretenduar ishte 10 milionë euro të vendosura në 7 thasë, 5 me kartëmonedha dhe 2 me monedha metalike afersisht 5.7 milionë euro.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-sejko-te-merren-masa-ngjarje-te-tilla-te-mos-perseriten
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended