RTV Ora - Grabitja ne Rinas, Leshaj: Policia tentoi të hyjë në aeroport por kompania nuk hapi portën

  • 5 years ago
#rtvora
Policia është njoftuar nga palë të treta për grabitjen që po ndodhte brenda aeroportit të Rinasit mesditën e 9 prillit 2019, ndërkohë që institucionet që duhej ta kishin njoftuar por nuk e kishin bërë.

E konfirmoi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga foltorja e Kuvendit.

"Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2019, në orën 14:57 ku në pistën e aeroportit të Rinasit janë futur 5 persona të armatosur me një fugon të kamufluar si hetimi tatimor, prej ku kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe janë larguar shumë shpejt përmes portës veriore të aeroportit dhe drejt Niklës, më konkretisht drejt Tapizës. Ngjarja është njohur por është dëshmi e një serie dështimesh të disa hallkave përgjegjëse për sigurinë në aeroport.

Operatori privat, i ngarkuar për sigurinë e aeroportit ka njoftuar 5 minuta e 21 sekonda më vonë policinë e shtetit, mbasi policia kishte marrë ndërkohë në rrugë të treta njoftimin për ndodhjen e ngjarjes dhe cenimin e sigurisë.
Ndërkohë që në mënyrë zyrtare kompania e ruajtjes së aeroportit ka njoftuar sallën operative të komisariatit të Rinasit 6 minuta e 30 sekonda më vonë nga fillimi i ngjarjes.

Në të njëjtën kohë, TIA ka njoftuar Aviacionin civil shqiptar 30 minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Po ashtu kontraktori privat i sigurisë së aeroportit nuk ka lejuar forcat e ndërhyrjes së shpejt të hyjnë në aeroport kur ato e kishin marrë njoftimin në rrugë të tretë.

Kanë tentuar të hyjnë brenda por nuk është lejuar për arsye se porta përkatëse nuk është hapur dhe portën e ka në komandë kompania që është e ngarkuar me sigurinë e aeroportit."

Kritika per ligjin

"Me një ligj të miratuar në këtë Kuvend para 15 vitesh përgjegjësia e sigurisë së aeroportit të Rinasit i është transferuar një kontraktori privat. Sigurisht unë nuk do ta kisha votuar kurrë dhe nuk do e kisha kuptuar kurrë këtë vendim. Vendimi për ta transferuar këtë përgjegjësi të ruajtjes së drejt një operatori privat madje të huaj privat është marrë në këtë Kuvend dhe është pranuar, toleruar, pëlqyer për 15 vite me radhë dhe ju e dini fort mirë se kush ka qëndruar në këto karrige gjatë 15 viteve. Dhe askush nuk e ka atakuar, adresuar asnjëherë faktin bazë që kjo çështje e rëndësishme e sigurisë së aeroportit të Rinasit është transferuar në duar privati."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-leshaj-policia-tentoi-te-hyje-ne-aeroport-por-kompania-nuk-hapi-porten
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended