Grabitja ne Rinas, Basha: Shteti ka rene

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu referuar grabitjes së djeshme në pistën e Rinasit, por edhe ngjarjeve të tjera kriminale, deklaroi se, shteti ka rënë. Ai akuzoi qeverinë se i ka lënë dorë të lirë krimit.

?Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me arme në mes të ditës po tronditin çdo ditë sigurinë e njerëzve në mes të qyteteve. Arsyeja dhe shkaku kryesor i rënies se shtetit, i mungesës së sigurisë për jetën dhe pronën e qytetarëve është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime të ardhur në pushtet me ndihmën e krimit. Kur në Rinas, që është zona me sigurinë më të lartë në vend kryhet grabitje me armë e avionit të linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdokush e kupton se në çfarë niveli është policia, se ne çfarë niveli është katandisur rendi dhe siguria?.

Basha theksoi se dhënia fund e këtij regjimi, është sot një emergjencë kombëtare.

? Prandaj protestojmë të shtunën me 13 Prill në Tiranë. Rruga e vetme për këtë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve në betejën kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit, për sigurinë, jetën dhe mirëqenien e çdo shqiptari?.

Basha ishte zhvilloi disa takime me banorët e Durrësit dhe të Elbasanit, ku i ftoi t?i bashkohen protestës së 13 Prillit.

Tv Klan

Recommended