RTV Ora - Grabitja në Rinas, kush janë të arrestuarit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta
  • 5 years ago
#rtvora
Katër persona janë ndaluar nga policia në lidhje me grabitjen e miliona eurove në Rinas, gjatë një aksioni që ka nisur që prej pasdites së dielë, 21 prill, në Elbasan. Ndërsa sot policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në këtë qytet.

Burime nga Policia e Shtetit dhe nga prokuroria kanë konfirmuar për RTV Ora se të arrestuarit janë shtetasit Renaldo Sula, Sajmir Çela, F. Beqiraj dhe Alkon Bengasi.

Këta shtetas janë evidentuar nga provat e mbledhura prej grupit hetimor në lidhje me modifikimin e makinave që kanë përdorur grabitësit në datën 9 prill gjatë vjedhjes së parave në pistën e aeroportit të Rinasit.

Të dielën policia kontrolloi edhe një servis në rrugën e Metalurgjikut në Elbasan ku dyshohet se janë modifikuar automjetet e përdorura në grabitje dhe furgoni me mbishkrimin ?hetimi tatimor?.

Akuzat qe rendojne mbi te arrestuarit - Në orën 12:30 policia e shtetit njofton zyrtarisht ndalimin e 4 personave "autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje". Policia nuk jep më shumë detaje mbi rolin që të ndaluarit kanë pasur ndërsa shton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të ndaluarit janë

? O. V., 38 vjeç, banues në Krujë.

? A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje narkotikësh".

? R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .

? S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

"Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të ?Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim? në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ?Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake? "Vrasje e Punonjësve të Policisë ? e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" thuhet ne njoftimin e policise se shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitja-ne-rinas-ja-kush-jane-emrat-e-te-arrestuarve
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended