Krimet e Rënda kërkojnë konfiskimin e Santa Quranta-s dhe pasurive të Kelmend Balilit

  • 5 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Kelemnd Balilit. Ajo ka kërkuar konfiskimin e një trualli me sipërfaqe 11.994 m, trualli me sipërfaqe 1716.91 m2 në qytetin e Sarandës, një njësi me sipërfaqe 120 m2, 23 apartamente dhe kompleksit Santa Quaranta-s, objekt me sipërfaqe rreth 2000 m2 të ndërtuar në një sipërfaqe trualli 13 000 m2 po në qytetin e Sarandës.

Kompleksi luksoz Santa Quaranta është sekuestruar prej dy vitesh dhe pritet që pas konfiskimit te kalojë në llogarinë e shtetit.

Recommended