Report Tv-Krimet e Rënda lënë në fuqi masat për Jetmir Olldashin dhe Fredi Alizotin
  • 6 years ago
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masat për Fredi Alizotin dhe Jetmir Olldashin. Kujtojmë që masat ishin: "detyrim paraqitjeje" për Olldashin dhe "arrest me burg" për Alizotin.

Gjatë seancës, avokati i gazetarit Jetmir Olldashi, Çlirim Gjata, ka kërkuar që Krimet të shpallin moskompetencë për çështjen, kërkesë e cila u rrëzua nga gjyqtarja Liljana Baku.

Pas seancës, në një prononcim për mediat Gjata dhe avokati tjetër i Olldashit u shprehen se elementët e veprës penale për të cilat akuzohet klienti i tij, nuk eksitojnë, pasi ai thjesht po kryente një investigim për drogën në qytetin e Vlorës dhe se nuk kishte rëndësi ku e kishte botuar këtë përgjim, tek PD, apo në një media.

Ndër të tjera Çlirim Gjata deklaroi se: ?Nëse procedura e marrjes së kampionit të zërit nuk është e rregullit, bie prova?.
Recommended