Report Tv-Intervistoi Fredi Alizotin, Florenc Hoxha tre orë te Krimet e Rënda
  • 6 years ago
TIRANE - Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, u mor në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me çështjen "Babalja". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën të ditur se ish-polici i PD, është përgjigjur para prokurorëve për videon që i ka regjistruar kunatit të "Babales", video e cila u transmetua nga deputeti i PD, Ervin Salianji javën e kaluar. Florenc Hoxha ka dëshmuar në Prokurori për rreth tre orë. Ai u paraqit para Prokurorisë në orën 09:30 dhe doli prej aty në 12:20.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Florenc Hoxha nuk ka pranuar të flasë për gazetarët.

Alizoti shfaqet me një tjetër dëshmi, teksa thotë se i është bërë presion dhe i janë ofruar para për pohuar se audiopërgjimi i Albert Veliut ku pretendohet se është regjistruar Agron Xhafaj, është i rremë. Fredi Alizoti thotë se është marrë me makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ky i fundit i ka kërkuar që të deklarojë përpara prokurorisë se audiopërgjimi është i fabrikuar dhe se ka qenë ai i cili ka imituar zërin e Agron Xhafajt. Alizoti akuzon edhe numrin dy të PS, Taulant Balla, se i ka ofruar para kundrejt dëshmisë së rremë.
Recommended