Ora News - "Babale 2", Florenc Hoxha mbërrin tek Krimet e Rënda

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kreu i policisë bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, ka mbërritur në Prokurorinë e Kriomeve të Rënda ku është thirrur të dëshmojë për videon "Babale 2", në të cilën shfaqet Alfred Alizoti me pretendimin se është shoqëruar në Prokurori nga numri një i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Hoxha është thirrur në cilësinë e intervistuesit në atë viodeo dhe do të pyetet se në çfarë kushtesh është kryer kjo intervistë dhe nëse ka dijeni për çështjen në fjalë.

Hoxha pritet të kryejë edhe nje seancë ballafaqimi me Alfred Alizotin.

Ardi Veliu 60 minuta te Krimet e Rënda për ?Babalen 2?: Nuk e njoh Fredi Alizotin

Të martën, për rreth 60 minuta drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu ka dhënë deklarime para prokurorëve të Krimeve të Rënda në lidhje me videon e dytë të procesit hetimor të njohur "Babalja".

Kryepolici hyri në ambientet e prokurorisë në orën 13:00, ndërsa e përfundoi dëshminë duke u larguar në orën 13:55 minuta. Pas daljes nga përballja me prokurorët, Ardi Veliu nuk dha asnjë prononcim për mediat.

Por burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se zyrtari i policisë i ka qëndruar verisonit të dhënë edhe në deklaratën zyrtare pak ditë më parë.

Drejtori i policisë ka thëne se nuk ka asnjë njohje me Fredi Alizotin, dhe nuk e ka kontaktuar asnjëhere personalisht ne lidhje me audipergjimin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/babale-2-florenc-hoxha-sot-tek-krimet-e-renda

Recommended