"Dekriminalizimi i politikës", Ruttershoff: Partitë të informohen për të shkuarën e kandidatëve

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ndërsa partitë politike shqiptare po bëhen gati të zgjedhin kandidatët e trye për deputetë, Drejtuesi i Fondacionit ?Konrad Adenauer? në Tiranë, Tobias Ruttershoff e cilëson emergjencë dekriminalizimin e politikës.

Në një intervistë të dhënë për ?Deutche Ëelle? R?ttershoff u shpreh se sita e vetingut për listat e kandidatëve është vetëm një ndër masat e marra për dekriminalizimin në politikën shqipetare.

Ruttershoff: Mospërfshirja në këto lista e personave me rekorde kriminale në të shkuarën ka rinxjerrë në dritë emergjencën e dekriminalizimit të politikës në Shqipëri të kërkuar nga ambasadorja Yuri Kim ku flitet qartë për përgjegjësinë e kryetarëve të forcave politike në garë. Mendoj që kemi nevojë të mbështetemi në një sërë masash, procedura e vetingut është vetëm një pjesë e një strategjie efektive për dekriminalizimin e politikës në vend. Këto përfshijnë ligjin e ri zgjedhor, presionin e shtuar nga zbatimi i ligjit dhe ndjekja penale ? duke përfshirë edhe Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion, (SPAK) të sapoformuar, Byronë Kombëtare të Hetimit ? si dhe një veting të kandidatëve politikë.

Ruttershoff ka folur edhe për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit duke e cilësuar atë si një hap të parë drejt një dekriminalizimi më efektiv të politikës.

Ruttershoff: Për shembull, Komisioni i Përzgjedhjes në PD mund të kërkojë informacion nga policia ose Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Kjo mund të mos jetë e nevojshme në çdo rast, ndërkohë që ky informacion mund të merret nëse ka prova të thella se një kandidat ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale.

Nëse dikush jep informacion të rremë për veten e saj / e tij atëherë, ky person në të ardhmen nuk do të ketë justifikime. Prandaj, besoj që ndonëse është partia që bën vettingun, ky është një hap i parë drejt një dekriminalizimi më efektiv të politikës. Sigurisht që është më mirë sesa të mos bëhet asgjë.

Në mbyllje të intervistës drejtuesi i fondacionit u shpreh se kultura demokratike në Gjermani nuk do të pranonte njerëz me të shkuar kriminale serioze dhe partitë do të ishin pa mend nëse do të fusnin në lista kandidatë të tillë, ndaj kjo kulturë duhet të futet edhe ne Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dekriminalizimi-i-politikes-emergjent-drejtuesi-i-konrad-adenauer-partite-te-informohen-per-te-shkuaren-e-kandidateve/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended