Kurti letër Thaçit: Takohemi sot për të bashkërenduar qëndrimet tona rreth politikës së jashtme
  • 4 years ago
Albin Kurti i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku teksa gjenden në prag të Konferencës ?Munich Security Conference?, kryeministri fton Thaçin në takim për të bashkërënduar, siç shprehet ai, qëndrimet e tyre për çështjet e politikës së jashtme.


Ftesa është për ditën e sotme, në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje.

?I nderuari President i Republikës së Kosovës,
Duke e ditur përgjegjësinë kombëtare e detyrat institucionale që i bartin pozitat tona, e kur jemi në prag të Konferencës ?Munich Security Conference?, ju ftoj në takim për t?i bashkërenduar qëndrimet tona për çështjet e politikës së jashtme.
Politika e jashtme është ajo që do të duhej të na bashkoje. Prezantimi sa më i denjë i Republikës sonë e tejkalon secilin prej nesh.
Le ta japim tërë kapacitetin tone intelektual e patriotik ne prezantimet e takimet që do t?i bëjmë.
Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe ne mbrëmje qe te takohemi e të dakordohemi se bashku për temat e për qëndrimet tona.
Sinqerisht,
Kryeministri i Republikës së Kosovës?

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AlbinKurti#HashimThaci#TopChannel
Recommended