Kurti letër Thaçit: Mos bëni presion, jemi afër marrëveshjes me LDK-në
  • 4 years ago
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes, i është përgjigjur kërkesës së presidentit Hashim Thaçi për të caktuar sa më parë kandidatin për kryeministër të Kosovës.


Më 10 janar, Thaçi i kërkoi kërkuar Kurtit t?i dërgonte emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, duke cituar edhe pikë të Kushtetutës që, sipas tij, interpretohej se kur partia fituese nuk dërgon emrin e mandatarit, mund të konsiderohet si refuzim.

Por Kurti e konsideron këtë qëndrim të presidentit si presion dhe pozicion politik. Ai thekson se Kushtetuta nuk i njeh presidentit rol aktiv në procesin e caktimit të mandatarit.

?Ne kemi pranuar letrën tuaj të datës 10 janar 2020. Duke dashur të mirëkuptojmë rolin tuaj kushtetues, dua që fillimisht me keqardhje të konstatoj se mesazhi juaj përbën ndërhyrje dhe paragjykim të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues, në këtë rast për subjektin fitues?, ka shkruar Kurti në përgjigjen e tij duke theksuar se ?roli i presidentit duhet parë vetëm në kuadër të pozicionit kushtetues që ka, e jo pozicionimit të tij subjektiv dhe politik?.

?Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në procesin e caktimit të mandatarit apo edhe të garantimit të një shumice parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë në Kuvend. Kjo si rrjedhojë e parimit që quhet ?zinxhir i legjitimimit kushtetues? ku i vetmi organ kushtetues që legjitimohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli është Kuvendi, andaj, ndaj të njëjtit mund t?i supozohet ose t?i imponohet shprehja e vullnetit nga një organ tjetër sikur që është Presidenti i Republikës?, thuhet tutje në letrën e Kurtit.

?Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i Qeverisë nuk është i lidhur me afate (përjashtimisht pas mandatimit zyrtar të cilin e bën Presidenti pasi t?i jetë ofruar zyrtarisht emri i kandidatit), për shkak se demokracia nuk është thjesht grumbullim numrash, por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish?, ka thënë tutje Kurti.

?Ju lusim që të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë. Ai proces është i përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe i sqaruar në hollësi me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe ku Presidenti nuk mund të bëjë interpretime shtesë?, ka thënë Kurti në letrën e tij teksa në fund ka shtuar se ?Ne ende nuk ua kemi dërguar Juve propozimin tonë për Kryeministër. Do ta bëjmë këtë në të ardhmen e afërt, me shkresë zyrtare, porsa të jemi gati?.

Albin Kurti paralajmëron se është afër marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

?Lëvizja Vetëvendosje! Nuk po e shfrytëzon këtë kohë për të neglizhuar ndërtimin e koalicionit, as edhe të cenojë autoritetin e Presidentit, por me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje politike që adreson një dakordim për programin qeverisës, zvogëlim të qeverisë dhe reformat e thella që e presin vendin në muajt e vitet në vazhdim. Kjo është një praktikë normale në gjithë botën demokratike. Me këtë rast, shfrytëzoj këtë...
Recommended