Vuçiç: Beograd-Prishtinë nuk janë afër arritjes së marrëveshjes - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina nuk janë fare afër arritjes së marrëveshjes.



Vuçiç ka theksuar se është zotuar se do t?i informojë qytetarët në Serbi nëse marrëveshja arrihet duke e prezantuar atë para opinionit.



Është shumë vështirë të arrijmë çfarëdo marrëveshje. Nuk jemi afër, nuk ka marrëveshje. Se a jemi afër zgjidhjes, nuk jemi, jemi mjaftë larg saj. Por, nëse arrijmë një marrëveshje të tillë, unë do t?i informojë qytetarët, ka thënë Vuçiç.



Ndërkohë në lidhje me pyetjen nëse përfaqësuesit shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të shkojnë në Tiranë për bisedime, Vuçiç tha se nuk ka frikë nga bisedimet e tilla, për siç i ka quajtur ai, dëshirat e disave të cilat nuk janë të reja.



Gjithashtu ai tha se ditët në vijim do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Recommended