Ora News - Të pastrehë nga rruga, rreth 160 familje preken nga ndërtimi i Unazës së Jashtme
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Brenda mureve të kësaj shtëpie jetojnë 5 familje, antarët e së cilës do të duhet të dalin në rrugë, pasi banesa preket nga ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës.

Petrit Duku: Nëse unë i kam mundësitë të ndërtoj dhe një shtëpi tjetër nuk bëj zë fare. Por nuk e kam mundësinë.

Petrit Duku thotë se shtëpia e ndërtuar me sakrificën e emigrimit, prej 12 vitesh është në proces legalizimi, por pak ditë më parë përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptarë e kanë njoftuar verbalisht për shembjen e saj.

Petrit Duku: Nëse shteti do ta prishë, le ta prishë, por hajde më shpronëso.

Banorët pretendojnë se projekti ka devijuar dhe sipas hartës së re lumi Lanë kalon përmes shtëpive të tyre, ndryshe nga sa ishte përcaktuar më parë.

Petrit Duku: Ka devijim sa të duash, nuk unë jam projektuesi, por me syrin që shikoj unë mund të devijohet pa dëmtuar jo mua, por edhe banorë të tjerë.

Në të tilla kushte apelin e vetëm e kanë ndaj kryeministrit.

Petrit Duku: Të gjejnë zgjidhjen e duhur që mos dëmtojnë. Nuk po kërkoj mëshirë, mëshira është vetëm tek zoti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-pastrehe-nga-rruga-rreth-160-familje-preken-nga-ndertimi-i-unazes-se-jashtme
Recommended