Vijon shembja e objekteve pa leje që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe

  • 5 years ago
Për të tretën ditë radhazi ka vijuar aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës për prishjen e ndërtimeve pa leje, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Mjetet e IMT-së dhe Bashkisë se Tiranës kanë vijuar me intensitet punën për shembjen e objekteve të tjera, pa leje. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për ndërtime që janë në aksin kryesor të këtij segmenti, në afërsi të sheshit ?Shqiponja?.

Paralelisht, grupet e inxhiniereve të ARRSH-së po vijojnë punën në terren me procesin e vlerësimit dhe të matjeve të objekteve që do të shemben. Të gjitha familjet që ndërtesat i kanë me leje do të shpronësohen sipas parashikimeve që bën ligji, ndërsa për ata që s?kanë dokumente pronësie ofrohet mbështetje sociale, duke filluar që nga bonusi i qirasë e deri te banesat sociale.

Recommended