Ora News - Përfundon vlerësimi total i objekteve që preken nga Unaza e Madhe
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndonëse puna në Unazën e Re është pezulluar, ARRSH njofton se ka përfunduar vlerësimi total i objekteve që preken nga projekti i Unazës së madhe. Në njoftimin fillestar është bërë e ditur se 240 objekte do të shembeshin. por pas verifikimeve numri është ulur në 195 objekte që do të preken nga ndërtimi i tre loteve.

Prej tyre, 71 rezultojnë të jenë të pajisura me dokumentet e pronësisë, të cilët do të përfitojnë shpërblim sipas ligjit, ndërsa 124 objekte janë pa dokumente pronësie.

Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se ka edhe qytetarë objektet e të cilëve preken pjesërisht nga projekt. Në 72 raste, ARRSH ka kryer piketimet në terren dhe për këto objekte është gjetur dakordësia me pronarët.
Ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të qëndrojë me kusht që të garantohet konfirmimi nga inxhinierët konstruktorë që konfirmojnë qëndrueshmërinë konstruktive të objektit..

ARRSH njofton se ka autorizuar vetëm pezullimin e aktivitetit ndërtimor nga kompanitë për Lot Nr.1 ndërsa institucionet shtetërore do të vazhdojnë normalisht aktivitetin edhe në këtë segment për hapjen e hapësirës për zbatimin e projektit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-vleresimi-total-i-objekteve-qe-preken-nga-unaza-e-madhe
Recommended