Ora News - Basha krah banorëve që preken nga Unaza e Madhe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot pranë banorëve të zonës së Astirit, banesat dhe subjektet e të cilëve do prishen si pjesë e projektit të Unazës së Madhe.

"Është fati i mbi 2 mijë banorëve të cilëve e keqja ju ka trokitur në derë. Jam ndjerë i shokuar kur u ballafaqova me dramën e këtyre njerëzve. Po persekutohen dhe vihen në një persion të madh psikologjik" u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë dhe bashkinë se pa ligj po nxjerr jashtë shtëpive familjet sepse kanë një projekt bashkë me një grusht oligarkësh dhe banditësh

"Nuk ka ligj për shembjen e shtëpive. Ju kanë çuar lajmërim dhe i kanë vënë kryqe me bojë për shtëpitë që do shkatërrohen. Kjo është dëshmi e rënies totale të shtetit. Familjeve nuk i është komunikuar asnjë ligj dhe asnjë akt, i cili të i jetë komunikuar familjeve, të jetë përgatitur dokumentacioni për shpronësim, t'u paguhen paratë e shpronësimit. Tu jepet kohë për të gjetur banesë tjetër. Familje të tëra janë në këtë gjëndje terrori.

Kjo është rënie e Kushtetutës dhe e ligjit, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë një projekt bashkë me një grusht oligarkësh dhe banditësh me të cilët ndajmë paratë dhe pushtetin. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria dhe sa e rrezikshme është kjo bandë në pushtet. E kam paralajmëruar kur nisi afera Rama-Fusha se ajo që nis me prishjen e Teatrit Kombëtar shumë shpejt do të jetë në prangun e shqiptarve. Tani ajo ka arritur në prangun e mbi 300 familjeve."

Basha kishte dhe një thirrje për të gjithë qytetarët: Mos prisni tju vijë e keqja në pragun e shtëpisë ejani këtu. Mbështesni këta banorë. Gjithçka është shkelur. Nuk ka asgjë të ligjshme. Kryeminsitri, shteti e ministrat kamë shkelur ligjin. E vetmja gjë e ligjshe është protesta e këtyre banorëve
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-krah-banoreve-qe-preken-nga-unaza-e-madhe

Recommended