Ora News - Basha krah banorëve tek Unaza: Prishja e shtëpive jo për rrugën, por ndërtim pallatesh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e 6 të protestës, Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, takoi përfaqësues të banorëve në unazë të re, shtëpitë dhe bizneset e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës.

Në përfundim të takimit Basha tha se vendimi i qeverisë dhe bashkisë shkel çdo ligj, ndërsa kërkoi dëmshpërblim të plotë për pronën e tyre.

Lulzim Basha: "Nuk ka ligj për shembjen e shtëpive. Ju kanë çuar lajmërim dhe i kanë vënë kryqe me bojë për shtëpitë që do shkatërrohen. Kjo është dëshmi e rënies totale të shtetit. Familjeve nuk i është komunikuar asnjë ligj dhe asnjë akt, i cili të i jetë komunikuar familjeve, të jetë përgatitur dokumentacioni për shpronësim, t'u paguhen paratë e shpronësimit. Tu jepet kohë për të gjetur banesë tjetër. Familje të tëra janë në këtë gjëndje terrori.

Prishjen e shtëpive me argumentin se do të zgjerohet rruga, Basha e cilësoi thjesht pretekst, ndërsa foli për një plan të fshehtë.

Lulzim Basha: Kjo është rënie e Kushtetutës dhe e ligjit, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë një projekt bashkë me një grusht oligarkësh dhe banditësh me të cilët ndajmë paratë dhe pushtetin. Kjo është dëshmia më e qartë se ku ka përfunduar Shqipëria dhe sa e rrezikshme është kjo bandë në pushtet. E kam paralajmëruar kur nisi afera Rama-Fusha se ajo që nis me prishjen e Teatrit Kombëtar shumë shpejt do të jetë në prangun e shqiptarve. Tani ajo ka arritur në prangun e mbi 300 familjeve."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-krah-banoreve-qe-preken-nga-unaza-e-madhe

Recommended