'Unaza e Re', Basha prin protestën e banorëve: Nesër do publikojmë fakte, projekti është korruptiv
  • 5 years ago
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se opozita do publikojë të hënën prova dhe fakte pse sipas tij projekti i zgjerimit të "Unazës së Madhe" është korruptiv. Nga protesta e banorëve të "Astirit" të cilët edhe sot të drejtuar nga Basha dhe deputetët e PD bllokuan rrugën, Basha i kërkoi Ramës të anulojë projektin.

Nesër do publikojmë fakte të reja për këtë projekt korruptiv. Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht nga ky projekt megavjedhje. Prokuroria nuk ekziston, nuk ka, se po të kishte prokurori ky djal që u rrah, ata që e rrahën do kishin frikë nga prokurorët. Është i njëjti segment, i pari është ndërtuar me 8 mln euro për km, ky tani do ndërtohet me 20 mln euro për km. Është një vjedhje ashiqare, 20 mln euro/km. Një nga kompanitë këtu është regjistruar në parajsa fiskale. Edi Rama që të vjedhë këto paratë, kërkon të nxjerrë këta njerëz nga shtëpitë.

Lulzim Basha, kryetar i PD
Recommended