Report Tv - Basha te Unaza e Re: Projekt korruptiv, prokuroria e kapur prej një viti
  • 5 years ago
Një grup banorësh te Unaza e Re, banesat e të cilëve preken nga projekti, por që nuk i kanë shtëpitë me leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë kanë vijuar sërish sot protestën, në ditën e 43-të. Ata kanë bllokuar rrugën rreth orës 17:00 për disa minuta, si cdo ditë, ndërsa janë mbështetur nga kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetë opozitarë. Me thirrjet ?poshtë projekti, poshtë Rama? ata ripërsëritën kërkesën e tyre për anulimin e projektit.

?Edhe sot, pavarësisht rënies së temperaturave qytetarët kanë dalë për të mbrojtur shtëpitë e tyre kundër vjedhjes, 40 mln euro për 2 km. Këtu janë konsumuar dy krime; i korrupsionit të zyrtarëve të lartë, nga i pari i qeverisë te i fundi te ARRSH, vjedhja është provuar. U zbulua skandali i pastrimit të parave. Elementët e kësaj afere të çojë te Afrim Qendro, njeriu më i besuar i Ramës prej 1998, është krahu i djathtë. Është përfshirë policia bashkiake që ka shkatërruar banesat, agjencia e prokurimit, QKB që ka regjistruar kompaninë, bashkia e Tiranës për të mbuluar vjedhjen ka përshpejtuar shembjen e banesave, duke i korruptuar banorët, që gjoja i prishën vullnetarisht. Rama e ka bërë këtë pazar me 3 kompanitë, megjithatë ka edhe prokurori. Prej një viti Rama kapi prokurorinë, Arta Marku ka gjashtë javë që hesht. Arta Marku urdhëroi vartësit të mbajë në paraburgim qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre, por nuk ka arrestuar zyrtar për vjedhjen te Unaza e Re. Opozita është në krah të banorëve? tha Basha.
Recommended