Protestat e banorëve te Unaza e Re, Rama: Nuk ka dëmshpërblim për zaptuesit, po bëhen gazi i botës

  • 5 years ago
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë prezantimit javor të bashkëqeverisjes ka risjellë në vëmendje edhe protestat e banorëve të Unazës së Re.

Gjatë prezantimit të një rasti që kishte probleme me legalizimin, Rama është shprehur se ka një konceptim të gabuar të ligjit pasi ata që janë në proces legazimi nuk janë të legalizuar dhe sipas ligjit nuk mund të dëmshpërblehen.

Sipas kryeministrit, ata që protestojnë në zonën e 'Astirit' janë zaptues të pronës publike dhe jo vetëm që kanë ndërtime pa leje në kryeqytet, por kanë edhe ndërtime të tjera pa leje në bregdet prandaj ai u ka bërë thirrje që të lirojnë rrugën.

Ka një abuzim të madh me konceptin "proces legalizmi". Nuk është e njëjta gjë të jetë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën në një pjesë ku nuk prish punë dhe të ngresh kate të tëra biznesi buzë rrugës dhe të pretendosh 100% dëmshpërblim. Pse? Në bazë të cilit ligj? Thirrja ime është njerëzit të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t'i hapin rrugë zhvillimit. Të mos bëhen gazi i botës.

Recommended