Ora News - PD: Projekti i Unazës së Re, korruptiv. ARRSh kundërpërgjigjet

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike thotë se projekti i Unazës së re është i paligjshëm korruptiv dhe në shkelje të plotë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Këshilltari ligjor Gazmend Bardhi tha se për shkak të këtyre shkeljeve shumë zyrtarë të lartë duhet të ishin sot në burg

Projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibiliteti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/përfitimi, pa vlerësim shpronësimesh. Për shkak të shkeljes së ligjit, sot, - tha Bardhi- askush nuk e di sa kushton realisht projekti i Unazës së re.

Gazmend Bardhi: " Procedurat janë kapërcyer qëllimisht për të fryrë faturën e ndërtimit dhe për të shmangur shpronësimet. Ligji i sponsorizimeve, që në nenin e parë të tij, ndalon sponsorizimet për institucionet shtetërore në fushën e ndërtimit të rrugëve. Por, përsa kohë, projektet tenderohen për të vjedhur, shkelja e ligjit është një normalitet për qeverinë e Edi Ramës. "

Në emër të PD-së Gazmend Bardhi tha se çdo zyrtar i përfshirë në këtë aferë korruptive duhet dhe do të përgjigjet para ligjit.

Gazmend Bardhi: "PD i bën thirrje prokurorisë të dëgjojë zërin e banorëve dhe të marrë menjëherë në shqyrtim kallzimin e tyre penal."

Kunderpergjigjet ARRSH

Në kundërpërgjigje ARRSh vijon ta quajë spekulim politik nga PD dhe deklarata të pavërteta me synime të pastra dezinformuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-projekti-i-unazes-se-re-korruptiv-arrsh-kunderpergjigjet

Recommended