RTV Ora - Ngrihen çadrat për strehimin e banorëve që u prekën nga tërmeti në Korçë

  • 5 years ago
#rtvora
Pas serisë së tërmeteve, dëmet në banesa janë të konsiderueshme, ndërsa disa banesa janë bërë të pabanueshme.

Në Korçë u mblodh Shtabi i Emergjencave, ku prefekti i qarkut Dhori Spirollari tha se dëme ka pasur në fshatrat Floq, Vidohovë dhe Qafzezë.

Ai tha se banorët nuk do lejohen të hyjnë nëpër banesa. Ndërkohë sipas tij janë marrë masa në strehim dhe ushqim.

"Në Floq rreth 50 shtëpi janë dëmtuar. Banorët nuk do lejohen të hyjne. Janë të pabanueshme. Banoret janë të traumatizuar. Forcat e Armatosura kanë çuar 40 çadra. Banorët do sistemohen në çadra, para se te bjerë nata. Shkolla e Floqit do shërbeje për të vendosur banorët. Po ashtu një lokal në qendër të fshatit. Janë ofruar paketa ushqimore nga kompanitë private. Ndërkohë problem ka edhe me furnizimin me ujë. Banoret i kanë sytë nga ne, ne duhet te përgjigjemi", tha Prefekti i qarkut.

Ndërkohë Shtabi i Emergjencave ka ngritur çadrat, të cilat do tu vijnë në ndihmë banorëve të fshatit Floq.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shikoni-demet-e-shkaktuara-nga-termeti-ne-korce-mblidhet-shtabi-i-emergjencave
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended