Dyndje drejt Korçës, tërmeti mbush hotelet dhe bujtinat, qytetarët: Ikëm nga Tirana nga frika
  • 4 years ago
Qyteti i Korçës këto ditë është mbipopulluar nga qytetarët e vendeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Tmerri që përjetuan këta qytetarë i ka detyruar të braktisin banesat në drejtim të vendeve që shfaqin siguri për jetën e tyre. Ata shprehen se përveç mikpritjes në hotele kanë gjetur mbështetje edhe tek shtëpitë e miqve të tyre, të cilët kanë hapur dyert pas tërmetit të 26 nëntorit.

?Ne jemi tek disa miq këtu me të thënë të drejtën. Nuk është se kemi shkuar në hotel. Atë ditë që ra tërmeti nga ora 10 jemi nisur. Kam shumë frikë. Tmerrin që kam parë unë besoj ka më shumë nën gërmadha. Apartamenti im është totalisht i pabanueshëm. Ne jemi 12 persona që kemi ardhur këtu në qytetin e Korçës? thanë disa prej tyre.
Recommended