Ora News - U kërkohet të dalin nga hotelet, të prekurit nga tërmeti në Krujë: S’kemi ku të shkojmë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Të prekurve nga tërmeti në Krujë u është kërkuar të dalin nga hotelet në Shëngjin ku janë strehuar.

Fillimisht u është kërkuar të largohen në mars ndërsa tani u kanë vendosur afat deri më 3 janar.

Por banorët shprehen se nuk kanë ku të shkojnë pasi shteti u ka caktuar vetëm 3 mijë lekë për person në familje dhe me këtë shifër nuk gjejnë banesa me qira.

?Kam 30 vite që banoj në pallatin e shembur kanë ardhur nga Kruaj dhe na kanë thënë që do gjejmë shtëpi me qira dhe se do dalim nga hoteli.

Na kanë caktuar 3 mijë lekë për njeri. Ku mund ta gjej një banesë me këtë shifër. Kemi kontrolluar nga këtu deri në Tiranë dhe nuk kemi gjetur. Jemi 108 familje. na kërkojnë të dalim na hotelet. Jemi mbi 300 persona. Jemi mësuar me kushte të mira,?- tha një prej tyre.

Janë të paktën 108 familje që duhet të dalin nga hotelet ku janë strehuar në Shëngjin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që u mori jetën 51 personave.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/u-kerkohet-te-dalin-nga-hotelet-te-prekurit-nga-termeti-ne-kruje-skemi-ku-te-shkojme-shteti-na-caktoi-3-mije-leke-person

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended