Report TV -Ultimatumi në Shëngjin për të prekurit nga tërmeti Lironi hotelet nga sot

  • 4 years ago
LEZHË - Të srehuarve në hotele në Shëngjin, u është kërkuar të lënë hotelin nga dita e sotme. Të shqetësuar, kur ende nuk kanë gjetur një banesë me qira, dhe në shumë raste as nuk kanë marrë bonusin e qirasë, banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, shtëpitë e tyre u shpallën të pabanueshme, apelojnë përmes Report Tv që shteti të kthejë sytë nga ta dhe të mos i hedhë në rrugë.

Në hotele në Shëngjin janë rreth 700 banorë, pasi ditët e fundit ka pasur shumë largime. Pritet të shihet se si do të jetë fati i këtyre banorëve, në kushtet kur i është vënë ultimatum për të liruar hotelet nga dita e sotme.

Recommended