Report TV -Sot duhet të dalin nga hoteli, banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Kemi dy probleme
  • 4 years ago
Sot më 3 janar, pushteti lokal dhe qendror kanë vendosur si afatin e fundit kur banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe që më pas u strehuan në hotele duhet të dalin në shtëpitë me qira, subvencionin e të cilave do ta paguajë shteti deri kur të ndërtohen shtëpitë e reja, që u shembën. E ndërsa për banorët e Thumanës që janë strehuar në Shëngjin afati u shty deri kur të gjejnë një banesë me qira, ende nuk dihet se cfarë do të bëhet me qytetarët e prekur në Durrës.

Report Tv ishte sot në qytetin bregdetar në një prej hoteleve që janë strehuar familjet e prekura. Në prononcimet për Report Tv, qytetarët shprehen se kanë dy probleme; e para që nuk gjejnë dot shtëpi me qira, teksa çmimet për një dhomë dhe një kuzhinë kanë arritur deri në 350 euro dhe pronarët nuk pranojnë të firmosin kontratë për shkak të frikës se duhet të paguajnë 15% në shtet, dhe shqetësimi tjetër lidhet nivelin e bonusit të qirasë, që sipas tyre është shumë i vogël.
Recommended