Wake Up/ Fund mësimit në hotele për fëmijët e prekur nga tërmeti në Durrës

  • 4 years ago
Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja edhe në sistemin arsimor. Krahas godinave të shembura , apo që nuk plotësojnë më kushtet për të qenë një institucion ku ofrohet shërbim, fëmijët e familjeve të prekura, në Durrës humbën edhe proçesin mësimor. Megjithatë për të mos pasur mangësi dhe për të ecur në të njëjtin ritëm si me bashkëmoshatarët e tyre në qytete të tjera të vendit, ministria e arsimit vendosi të ngrinte çerdhet, kopshtet, shkollat e përkohshme pranë hoteleve ku u akomoduan me familjet e tyre. Por pas festave të fundvitit, në ditët e para të janarit, është bërë një riorganizim tjetër për këta fëmijë, të cilët tani do të vazhdojnë të marrin shërbim pranë institucioneve arsimore në Durrës. Një pjesë e mirë e familjeve tashmë kanë lënë hotelet dhe kanë marrë banesa me qira, si rrjedhim edhe fëmijët e tyre do të mësojnë normalisht pranë institucioneve arsimore, pranë vendbanimeve të reja që ata kanë tashmë. Por si është bërë shpërndarja e tyre dhe çfarë masash janë marrë për një mësim sa më cilësor dhe në kushtet e duhura, na informoi në një lidhje direkte nga Durrësi: Erjeta Alhysa, Drejtoreshë e Zyrës Arsimore në Durrës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel

Recommended