Ora News – Forcat e Armatosura, ndihma për fëmijët italianë të prekur nga tërmeti

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gratë dhe vajzat ushtarake e civile të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura kanë dorëzuar ndihmat e mbledhura në ndihmë të fëmijëve të prekur nga tërmeti i para disa ditëve në Itali.
Shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Italisë në vendin tonë, z. Alberto Cutillo, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e konsideroi këtë nismë si të të jashtëzakonshme.
Kodheli: Është edhe një shenjë e gjenerozitetit, bujarisë së qytetarëve shqiptarë në përgjithësi, por FA, në mënyrë të veçantë, për të treguar që ndërveprimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë, nuk është vetëm kur flitet për stërvitje të përbashkëta, kur flitet për misione të përbashkëta, por është njëkohësisht edhe në gjërat e vogla. Sigurisht që kjo është simbolike, por njëkohësisht, unë jam e bindur që, është sa simbolike aq edhe domethënëse, emocionuese.
Ambasadori i Republikës së Italisë në vendin tonë z. Alberto Cutillo, e konsideroi këtë nismë si një gjest mjaft domethënës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ndihma-per-femijet-italiane-te-prekur-nga-termeti/

Recommended