Report TV -Ministrja Denaj nga Turqia për Report Tv: Nuk ka shqiptarë të prekur nga tërmeti!
  • 4 years ago
Ministrja e Financave Anila Denaj teksa ndodhet në Turqi për një vizitë pune, ka reaguar në një lidhje telefonike për Report Tv për sa i përket tërmetit të rënë mbrëmjen e djeshme në këtë shtet duke thënë se deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar.

"Situata aktuale është ë vështirë. Tërmeti ishte i lartë dhe viktimat janë në numër të konsiderueshëm. Aktualisht është 22. Në vend kanë shkuar autoritet dhe presidenti i vendit që po merr pjesë në ceremonitë mortore atje. Ka shumë të lënduar, po bëhen akomodimet e menjëhershme. I kemi shprehur fjalët tona. Nuk raportohet për persona që kanë kombësi shqiptare, megjithatë do presim njoftime zyrtare." tha Denaj.
Recommended