Angela Martini viziton banorët e prekur nga tërmeti në Durrës: Besoj te kryeministri i vendit tim

  • 4 years ago
Angela Martini e mban fjalën dhe i gjendet pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Këtë të enjte, modelja shqiptare me famë botërore e shoqëruar dhe nga familjarët e saj ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me strukturat lokale të qytetit bregdetar.

Ajo u prit nga kryetari në detyrë i bashkisë së Durrësit Zhyljen Varfi, zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda si dhe drejtoresha e Bashkëqeverisjes në kryeministri Eridana Çano.

?Jemi shumë të kënaqur që të kemi sot këtu duke dhënë një mesazh pozitiv të gjithë bashkëkombasve që u gjendesh pranë në këto momente të vështira?, tha znj Çano.

Zvministrja e Brendshme Rovena Voda, si kryetare e shtabit të Emergjencave për qarkun e Durrësit, e njohu Angela Martinin me punën që po kryhet në të gjitha zonat që u dëmtuan nga tërmeti.

?Është shumë mirë që në momente kaq të vështira shohim figura të dashura për ne, të dimë se në këto momente, banorët e prekur nga tërmeti nuk janë vetëm?, tha zv. ministrja Voda.

Nga ana e saj, Angela Martini e emocionuar ndër të tjera tha: ?Faleminderit ju për punën që keni bërë. Ju jeni tamam heronjtë e vërtetë jo unë, sepse unë kam bërë një pjesë shumë të vogël, kurse keni bërë punën e vërtetë.

Unë kam qenë shumë e prekur kur e kam marrë vesh për ngjarjen. Si e kam shkruar në Instagram, është e vërtetë kur je në vendin tënd është më keq se është gjaku yt, vendi yt.

Kam bërë kontributin tim, por duhet të bëj edhe më shumë.

Recommended