Ora News - Mjekime për banorët e prekur nga tërmeti
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti do tu ofrohet shërbim mjekësor dhe psikologjik në vendet ku janë strehuar. Ministri Bledi Çuçi i ngarkuar për kordinimin e manaxhimit të krizës nga tërmeti i shoqëruar edhe nga ministrja Ogerta Manastirliu ishte në një prej hoteleve të mëdha në Golem, ku janë strehuar rreth 350 persona të mbetur pa shtëpi.

Shërbim mjekësor dhe social për banorët e prekur nga tërmeti. Ministri, Bledi Çuçi, i ngarkuar për kordinimin e manaxhimit të krizës nga tërmeti në qarkun Durrës ishte sot në një prej hoteleve të mëdha në Golem, ku janë strehuar rreth 350 persona të mbetur pa shtëpi.

I shoqëruar edhe ministrja, Ogerta Manstirliu, ata inspektuan një dhomë të veçantë të një hoteli që ishte përshtatur si ambulancë, ku ofrohej shërbim mjekësor gjatë gjithë kohës, me mjekë, infermierë dhe shërbimin e urgjencës në rast nevoje.

Në vëmendje janë gjithashtu edhe pajisja e këtyre kampeve të strehimit me punonjës socialë, për të lehtësuar traumën që shkaktoi tërmeti shkatërrimtar, sidomos për fëmijët.

Shërbimi mjekësor dhe social do të ofrohet në këto qendra pritëse, hotele apo ambiente të tjera, për të gjithë periudhën që banorët do të strehohen në to.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/mjekime-banoret-e-prekur-nga-termeti

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended