Ora News - Banorët e prekur nga tërmeti në udhëkryq, duhet të lirojnë hotelet por ku të shkojnë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

?Mbas vitit të ri duhet të lirojmë hotelin por nuk e dimë ku do të shkojmë.?

Në këtë udhëkryq viti i ri do të gjeje 3613 persona shtëpitë e cilave u dëmtuan nga tërmetit i 26 nëntorit.

Ata janë lajmëruar se duhet të lënë hotelet dhe të gjejnë shtëpi për të futur kokën në mes të dimrit.

Si ndihmë bashkitë u kanë dhënë bonusin e qirasë, që për qytetarët konsiderohet i pamjaftueshëm.

?Ku do shkojmë, ku do marrim dhenë.?

Madje disa prej tyre denoncojnë se çmimet janë rritur abuzivisht.

?Ka shkuar një shtëpi 400 euro qeraja?.

Ata shprehen te kënaqur me trajtimin e deritanishëm, por mbeten të pasigurt për të ardhmen.

?Nuk e dimë ku do shkojmë, nuk jemi aq në qiell dhe as në tokë.?

Vetëm në qarkun e Durrësit janë 3580 objekte të vlerësuara të pabanueshme, pjesa më e madhe shtëpi.

Qeveria është zotuar se të rejat do të kenë përfunduar brenda vitit 2020, por banorët që humbën thuajse gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit mbajnë rezerva.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/banoret-e-prekur-nga-termeti-ne-udhekryq-pas-vitit-te-ri-duhet-te-lirojne-hotelet-por-sdine-ku-te-shkojne

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended