"Sot une dhe neser ti", nisma 1- vjeçare ne ndihme te femijeve te prekur nga termeti
  • 4 years ago
?Ka një mesazh për ty?, ditën e sotme ia ka kushtuar hapësirën e saj familjeve të prekura nga tërmeti. Në studio u krijua një atmosferë e ngrohtë feste dhe shprese, për disa nga ata që këto festa po i kalojnë në çadra, apo në ambiente të huaja sepse shtëpia e tyre nuk është më.

Të ftuar fillimisht në studio ishin disa personazhe mjaft të njohur që kanë iniciaur një nismë ?Sot unë dhe nesër ti?, për t?ju ardhur në ndihmë dhe për të mbështetur për një periudhë 1-vjeçare, disa prej fëmijëve të familjeve të prekura nga tërmeti.

Kjo nismë është ndërmarrë nga Drejtoresha në Ministrinë e Arsimit Linda Pustina së bashku me 4 vajzat e saj, Pedagogia në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës Zhaklina Peto, psikologia Denada Toçe së bashku me djalin e saj Samuel, mjekja specializante në maternitetin ??Koço Glozheni? Enxhi Vrapi së bashku me kushërirën e saj Emili dhe Pedagogia në Fakultetin e Mjekësisë, Entela Haloci së bashku me dy vajzat e saj.
Recommended