Sfidat e autizmit/ Ilisa Polena në Report Tv: Ka rritje të numrit të fëmijëve të prekur

  • 6 years ago
Në studion e Report Tv, psikologia dhe terapeutisja Ilisa Polena, ka thënë se për rastin në fjalë ka patur një keqmenaxhim. Polena ka theksuar se për fëmijët me aftësi ndryshe duhet një staf i përkushtuar dhe i përgatitur. Polena ka thënë se ka një rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga autizmi, dhe se prindërit shqiptarë e kanë shumë të vështirë ta pranojnë problemin me fëmijët e tyre.

Intervista e plotë

Koment për denoncimin?

Nuk janë pamje të këndshme për t?u parë, aq më shumë nëse është një fëmijë autik. Është një nga punët më të vështira që kërkon përkushtim. Jo i gjithë stafi është i përgatitur. Mua mu duk si keqmenaxhim i rastit. Fëmija ka të drejtë për çdo gjë që thotë. Një fëmijë me spektrin e autizmit e ka më të vështirë që ta thotë këtë gjë. Agresiviteti që mund të shfaqë një fëmijë varet, dikush mbyllet në vetvete, dikush bëhet më agresiv.

Fëmija ka shenja të kafshimit?

Siç ju thashë, fëmijët me spektrin e autizmit, nuk e thonë dot atë që iu ndodh. Mund të qëllojë një fëmijë i dhunshëm, që komunikimin e shpreh nëpërmjet kafshimit. E sigurisht që mund të jetë kafshim edhe nga fëmijët e tjerë.

Ka mënyra të tjera për t?i qetësuar?

Çdo kujdestar duhet të ketë një plan pune, dhe të jetë i përgatitur për reagimet e fëmijës. Në çdo institucion merren masa për këtë gjë.

Kemi ne specialist të mirëfilltë që e trajtojmë autizmin?

Kam 11 vite pune si psikologe dhe në fillim e njihja autizmin vetëm nga leksionet, ndërsa në botë njihet që në ?63-shin. Shqipëria është shumë mbrapa, ka qendra sociale që ofrojnë terapi falas, të tjerët janë privatë. Ka shumë abuzime, se bëjnë kurse 3 mujore dhe e quajnë veten terapistë. Por duhet shumë punë, dashuri, dhe përkujdesje. Nëse ata fëmijë s?shohin dashuri, s?ka as rezultat në punë.

Kemi ne ambiente?

Jo, ka vetëm ambiente terapeutike, 1-2 orëshe, por terapia është shumë e shtrenjtë dhe e papërballueshme. Në vitin e tretë të punës, u hasa me fëmijë autikë. Kam 7 vite e gjysëm që punoj si terapiste, por sërish ka vështirësi. Ende nuk dihet pse po shtohet kaq shumë numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit. Në Amerikë ka shifra të frikshme, autizmi ka shkuar 1 në 56 fëmijë. Në Shqipëri s?ka kulturë për të folur për autizmin. Ka disa mite, jo po ka folur, jo po edhe babai ka folur më herët etj. Por duhet të nisë terapia, që të shohim nëse një fëmijë mund të mos ketë fare çrregullime të spektrit të autizmit.

Recommended