Ora news - Koronavirusi, shqetësues rritje e numrit të të shtruarve në spital, bien rastet e reja
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Bien ndjeshëm numri i rasteve pozitive me Covid-19 në vend, ndërkohë mbetet shqetësues numri i të shtruarve në spital.

Nga 239 testime janë shënuar 33 raste pozitive, ndërsa në spital janë të shtruar 82 pacientë.

Ditën e djeshme kishte vetëm 72 të shtruar, numër që 24 orët e fundit është rritur me 10 pacientë.

Rastet aktive në të gjithë vendin kanë pësuar një rritje duke shkuar në 790.

Të shtruar - Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Raste dhe testime - Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Vatrat - Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Të shëruar - Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive - Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe për të mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/koronavirusi-shqetesues-rritje-e-numrit-te-te-shtruarve-ne-spital-bien-rastet-e-reja

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended