Ora News - Drogë pranë shkollave, fenomeni shqetësues pranohet nga të rinjtë
  • 5 years ago
#oranews #droge #shkolla

Shpërndarësit e drogave pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve janë kthyer në një shqetësim për prindërit por dhe vetë nxënësit. Gjatë vitit të shkuar vetëm në Tiranë policia ka ndaluar 13 persona, ndërsa për sigurinë janë angazhuar 150 oficerë policie. Vetë nxënësit pranojnë se mes tyre janë të shumtë ata që përdorin drogë.

Shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet mbeten ambiente të synuara prej shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Vetë të rinjtë shprehen se kanë konstatuar fenomenin kur miqve të tyre u ofrohen doza kanabisi apo lëndë më të forta.

" Përreth shkollës normal, në çdo cep që mund të shkojmë është shumë delikat".

"Rrugënjohje mund ta gjejnë pas mësimi ose shoqëria, jo në mënyrë direkte".

150 oficerë sigurie janë angazhuar në sigurinë e institucioneve arsimore, por masat e marra duket se nuk kanë mundur t`i mbajnë të rinjtë larg nga lëndët narkotike.

Nxënësit shprehen se në mesin e tyre janë të shumtë ata që përdorin drogë.

"Njoh të rinj që përdorin lëndë narkotike të moshës sime apo më të mëdhenj".

"Kam pasur dhe në 9-vjeçare dhe këtu në gjimnaz. Mosha më delikate është 12-13 vjeç".

" Të mëdhenj kam dëgjuar, shoqëria ime nuk është se e përdor dhe aq. Njoh një apo dy".

" Padyshim gjimnazet por edhe 9-vjeçaret nuk janë jashtë kësaj teme".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/droge-prane-shkollave-fenomeni-shqetesues-pranohet-nga-te-rinjte

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended