Ushqime të pakontrolluara/ Vijon aksioni për heqjen e kioskave pranë shkollave në Durrës
  • 5 years ago
DURRËS- Ka vijuar ditën e sotme aksioni për heqjen e kioskave dhe rulotave pranë shkollave në qytetin bregdetar të Durrësit. Ky aksion u përqendrua sot në zonën stadiumit në këtë qytet ku u hoqën 5 kioska ndërkohë që 2 pronarë i larguan vetë objektet e tyre nga kjo zonë.

Nisma e Bashkisë së Durrësit parashikon që deri në datë 17 shtator të largohen të gjitha kioskat nga zonat e shkollave të qytetit.
Recommended