Jeta pranë pallateve të dëmtuara/ Durrës, banorët e trembur për sigurinë e ndërtesave

  • 4 years ago
Pasiguria për jetën është kthyer në pjesë të së përditshmes për familjet që jetojnë pranë objekteve shumëkatëshe të dëmtuara rëndë nga tërmeti i nëntorit.


Ky pallat ndodhet në zonën e Shkëmbit të Kavajës fare pranë godinave të tjera të banuara dhe pallatit që u shemb në maj nga IKMT-ja. Ai ishte në përfundim e sipër kur tërmeti i nëntorit e dëmtoi.

?Në fillim thanë se është për t?u prish, tani thonë se do e riparojnë prapë, po kjo i ka të gjitha kolonat të thyera. I ka arnuar andej nga pallati jonë, po është gati duke u shemb. Rrezikojmë. Jemi me familje dhe nuk e dimë ccfarë do të bëhet. Në këtë gjendje kjo nuk bëhet më.?

?Pallati është me një anë, inertet atje nga ana tjetër.?

?Pallati po na bie sipër.?

Përveç pasigurisë dhe dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe në pallatin e tij, ky banor tregon se ka pësuar dëme në apartamentin e tij edhe nga shembja me shpërthim të kontrolluar nga IKMT e një objekti tjetër pak javë më parë.

?Po i riparojmë nga e para. Dëmtime patëm dhe asnjë ndihmë nga shteti. Çdo gjë po e bëjmë vetë.?

Në të gjithë zonën po punohet për riparimin e dëmeve, ndërkohë inertet vazhdojnë të jenë shqetësim për banorët. Shumë prej tyre presin të japin me qira dhomat e tyre për pushuesit gjatë sezonit turistik që sapo ka nisur.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres#EarthquakeAlbania#TopChannel

Recommended