Mbi 50 shkolla të dëmtuara/ Dëmet më të mëdha në Durrës dhe Tiranë
  • 4 years ago
Në mbledhjen e radhës së qeverisë, ministrja e arsimit, zonja Shahini, tha se janë 23 shkolla të dëmtuara në Tiranë dhe nuk mund të rifillojë menjëherë mësimi. 16 janë në Durrës dhe 10 në Lezhë.

Ne po kryejmë një vëzhgim nëpër qytetin e Tiranës dhe shkolla ?Kongresi i Lushnjes?, na rezulton një nga ato të dëmtuarat. Nga planet duket, se pjesa që ka pësuar më shumë dëmtime është shtesa e godinës, e cila sapo është suvatuar.

Nga ana e bashkisë së Tiranës na thuhet se fakti që lëkundjet vazhdojnë, e bën të vështirë rikontsruksionin e shkollave kopshteve dhe çerdheve. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Shikoni pak këtë faqe. Megjithëse muri sapo është suvatuar, në të vihen re plasaritje.

Tërmetet kanë lënë gjurmë edhe në shkollën ?Musine Kokalari? në Kombinat. Këtu shihen mure të dëmtuara, xhama të thyer dhe materiale ndërtimi janë vendosur në hollin e shkollës.

Ne pyetëm Ministrinë e Arsimit dhe Bashkinë e Tiranës. Ministria u përgjigj se i takon Bashkisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj se Ministria i liçenson këto shkolla.




Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended