Fillimi vitit të ri arsimor, PD: Shkollat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës nuk janë gati për hapjen

  • 4 years ago
Kur jemi më pak se 2 javë nga fillimi i vitit të ri arsimor, shumë shkolla në Shqipëri nuk janë gati të hapin dyert për nxënësit. Kjo për shkak se shumë prej tyre nuk plotësojnë kushtet e nevojshme higjienosanitare për zhvillimin e procesit mësimor, thanë në një deklaratë përfaqësuesit e PD-së Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri.

Sipas tyre, akoma më e vështirë është situata në Durrës ku shumë prej godinave janë dëmtuar nga tërmeti dhe nuk janë funksionale. Ish-deputetët e PD Vokshi dhe Strazimiri zhvilluan disa takime me mësues prindër dhe nxënë të fshatrave Lalëz, Likmetaj dhe Gjuriçaj në njësinë administrative Ishëm të Durrësit.

Ata shprehën se gjendja e vështirë paraqitet në Lalëz ku është vetëm një shkollë e cila do të presë nxënës të ciklit të ulët dhe të mesëm pasi shkolla tjetër është totalisjt jashtë funksionit.

Nxënësit do të detyrohen të ecin me kilometra të tëra për të arritur në një shkollë tjetër. Ndërkohë dhe zhvillimi i mësimit online është e vështirë pasi shumë prej këtyre familjeve jetojnë ende në çadra dhe e kanë thuajse të pamundur lidhjen në internet.

Deklarata e plotë e PD-së:

Në fshatrat e Njësisë Administrative Ishëm të Durrësit, shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë gati. Fëmijët në shkolla që nuk plotësojnë kushtet e sigurisë nga COVID-19.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri takojnë mësues, prindër dhe nxënës të fshatrave Lalëz, Likmetaj dhe Gjuriçaj. Vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor në kushte të pandemisë së COVID-19, në Njësinë Administrative Ishëm të bashkisë Durrës, shkollat nuk janë gati për të pritur nxënësit me kushtet e përcaktuara nga protokolli i sigurisë.

Recommended