Wake Up/ Eksperti Fatmir Vejsiu: Viti i ri shkollor, tërmeti i sistemit arsimor. Pasojat e rënda

  • 3 years ago
Në 14 shtator në bazë të vendimit që ka marrë qeveria në bashkëpunim dhe me ministritë përkatëse do të startojë viti i ri shkollor 2020-2021. Në fakt gjatë muajit të fundit është diskutuar shumë mes grupeve të interesit, ekspertëve- mësuesve, prindërve a duhet të kthehen fëmijët në klasa? Para pak javësh ministria e arsimit ka publikuar udhëzimin mbi bazën e të cilit do të zhvillohet mësimi këtë vit shkollor, ku janë parashikuar 3 skenarë: mësim në shkollë;mësim i kombinuar (në shtëpi dhe në shkollë);mësim në kushtet e shtëpisë (online). Ndërkaq në udhëzim është parashikuar edhe sa nxënës do të qëndrojnë në klasë, jo më shumë se 15 fëmijë. Është parashikuar që një orë mësimi të jetë më pak se 45 minuta në ato shkolla që kanë një numër të lartë nxënësish, ndërkohë që ato që plotësojnë kushtet do t'i bëjnë orët e plota me nga 45 minuta. Udhëzimi parashikon rregulla që në momentin e hyrjes në shkolla, pra që nga vendosja në oborr ku çdo nxënës duhet të jetë në distancë 2 m nga njëri -tjetri, rregulla që pasohen më pas nga mënyra se si do të qëndrojnë në klasë, ajrosja dhe dezinfektimi i ambienteve në mënyrë periodike. Por sa gati janë shkollat e sistemit tonë parauniversitar për t'i zbatuar rregullat Anti-COVID. A kemi kapacitete në infrastrukturë dhe staf? Eksperti i çështjeve të arsimit, profesor Fatmir Vejsiu tha se, qëllimi ka qenë thjesht përcaktimi i datës së nisjes së shkollës por që nuk janë marrë masat e duhura për të zhvilluar mësimin dhe që nxënësit të marrin dijet që duhen. "Ky vit i ri shkollor është tërmeti i sistemit arsimor që do të lërë gjurmë për breza me radhë"- tha Vejsiu.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended