RTV Ora - Veliaj: 17 shkollat e reja do transformojnë realitetin e arsimor

  • 5 years ago
#rtvora
Edicioni i 40 i Takimit për Miqësi Midis Popujve, i mbajtur në Rimini ka përzgjedhur Tiranën si rast për transformimin në një qytet miqësor me fëmijët dhe mjedisin.

Në panelin me titull ?Qyteti i sotëm, qyteti i së nesërmes?, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli në mënyrë të veçantë për shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet.

Veliaj: ?Kemi bërë disa projekte të mira në Tiranë. Kur folëm për Planin Urbanistik në mandatin e parë, askush nuk mendonte se do mbaronim Bulevardin e Ri, që do fillonim shkollat e reja, ndaj këtë vit, më në fund, disa nga projektet që kanë filluar në traditën e vjetër të Tiranës të para 100 viteve me arkitektë italianë, po i vazhdojmë pas 100 vitesh. Kemi nisur punë për ndërtimin e shkollave të reja ?Kristo Frashëri? dhe ?Nënë Tereza?, dhe besoj se koncepti i shkollave 24-orëshe do të jetë ndoshta edhe e reja më e madhe e mandatit tonë të dytë. Kemi bërë shkollën ?Kosova?, së shpejtim hapim shkollën ?Servete Maçi?. Por, unë besoj se 17 shkollat e reja, do ta transformojnë vërtet realitetin e tyre?

Në forumin ku merrnin pjëse kryetari i bashkisë së Milanos Giuseppe Sala dhe arkitektit të njohur Stefano Boeri, kryebashkiaku Veliaj foli edhe për Bulevardin e ri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirana-vleresohet-ne-edicionin-e-40-te-takimit-miqesim-midis-popujve-ne-rimini

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended